Fundjava do të vijojë me mot të paqëndrueshëm dhe me temperatura të ulëta. Sipas meteorologëve reshjet do të rikthehen sërish të dielën.

Kjo javë e muajit Prill është e ngjashme me dimrin, pasi edhe majat e maleve janë zbardhur nga dëbora. Sipas sinoptikanëve temperaturat do të vijojnë të jenë të ulëta.

Edhe java e ardhshme parashikohet të jetë me reshje.

Meteorologët parashikojnë se muaji Prill do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm.

Klan News