Furgoni përplaset me motorin, në gjendje të rëndë një person

Furgoni përplaset me motorin, në gjendje të rëndë një person

11:24 08/07/2017

Pogradec/ Një person ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi u përfshi në një aksident automobilistik. Sipas policisë një furgon Benz – Mercedez me targa AA 641 HV, që drejtohej nga F.T u përplas me një motor pa targa, në rrugën e Volorekës.

Për pasojë, i lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ai është dërguar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë, autoritetet shoqëruan në komisariat drejtuesin e furgonit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motorit./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT