Fushatë edhe me vaksinën



Fushatë edhe me vaksinën

15:09 08/09/2020

Trump-Biden, akuza për menaxhimin e pandemisë

aksina anti-Covid-19 është shndërruar në një arenë debatesh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe rivalit të tij demokrat Joe Biden. Në një konferencë për shtyp Trump u shpreh se Biden duhet të kërkojë falje për retorikën që ka përdorur dhe madje për gënjeshtrat se vaksina për të luftuar koronavirusin me shumë gjasa mund të mos krijohet.

“Ai ka thënë aq shumë të pavërteta. Kjo krizë nuk dihet se kur do të përfundojë, por dua t’ju siguroj se çdo vaksinë që do të miratohet nga qeveria për përdorim masiv do të jetë shumë e sigurt dhe shumë efektive”, tha Trump.

Aktualisht asnjë vaksinë nuk i ka kaluar të gjitha testet klinike dhe për këtë arsye shumë shkencëtarë i frikësohen idesë se politika ka ndërhyrë më shumë seç duhet në këtë çështje.

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, ardhja e Biden në pushtet do të ishte një gabim shumë i madh dhe nuk nguroi ta cilësonte edhe budalla nëse ai fiton zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Ndërkaq nga Pensilvania kandidati për president Joe Biden akuzoi presidentin Trump se e ka keqmenaxhuar pandeminë, duke shkaktuar pasiguri ekonomike.

Presidenti amerikan edhe gjatë Konventës së Republikanëve përgëzoi administratën se ka bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin si duhet të  pandemisë si dhe ka ringritur ekonominë në këtë kohë krize.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen të parët në botë për sa i përket të infektuarve me koronavirus me mbi 6 milionë raste dhe 194 mijë jetë të humbura.

Kujtojmë se javën e kaluar Biden dhe Trump vizituan Kenoshën dhe Portlandin dy vatrat më të nxehta të protestave të dhunshme pas vrasjes së afro amerikanit Jacob Blake.

Trump vlerësoi dëmet dhe u shpreh se forcat e policisë këtu janë në një presion të jashtëzakoshëm dhe përballen me njerëz që duan të shkatërrojnë çdo gjë. Nga ana tjetër Biden premtoi familjarëve të Blake drejtësi dhe se me ardhjen në pushtet do të bëhet një reformative i gjithë sistemit të policisë.

Pensilvania edhe Wisconsin janë dy shtete vendimtare për zgjedhjet presidenciale të Nëntorit. Sipas sondazheve Joe Biden kryeson në dy këtë shtete. Presidenti amerikan pritet që të vizitojë këtë javë Karolinën e Veriut, Floridën, Miçiganin dhe Pensilvaninë.

Klan Plus




Të ngjashme