Futbolli i femrave prioritet në Shqipëri




Futbolli i femrave prioritet në Shqipëri

18:30 14/06/2021

Duka: Finalja e Conference League do të jetë historike

Si një nga projektet më ambicioze, të kërkuar edhe nga UEFA, zhvillimi i futbollit në femrave në Shqipëri do të ketë më së shumti mbështetjen e Federatës së Futbollit. Që prej sezonit të ardhshëm çdo klub futbolli duhet të jetë në përbërje ekipin e femrave. FSHF garanton një mbështetje të plotë.

“15% e buxhetit të përgjithshëm të FSHF për futbollin e femrave për ta kthyer në kampionat priofesionist. Paguhen trajnerët, stafet dhe lojtarët që marrin pjesë. Nga sezoni i ardhshëm çdo klub duhet të ketë ekip vajzash”.

Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të zakonshme, Presidenti i FSHF Duka nuk i kurseu kritikat ndaj qeverisë për një mungesë vëmendjeje ndaj terreneve sportive. FSHF ka gati projektin e 100 fushave e gatshme për të financuar 50% për çdo ambient ku luhet futboll.

Nga ana tjetër, Duka tregoi se organizmi që drejton gëzon mbështetjen e UEFA-s për finalen e Conference League që do të mbahet në Tiranë vitin e ardhshëm.

“Finalja e Conference League kthen vëmendjen nga Shqipëria vlerësim për stadiumin në Shqipëri. Kemi ndërmarrje ndërhyrje themelore për tapetin e fushës. Tirana do ofrojë natë magjike dhe garantojmë që do jemi në nivel historik”.

Finalja e Conference League është aktiviteti më i rëndësishëm në historinë e sportit shqiptar. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 Maj të 2022 në stadiumin Air Albania.

Tv Klan





Të ngjashme