Federata lajmëron zhvillimin e ndeshjeve prej javës 25

Portugalia ka vendosur të rinisë ndeshjet më 4 Qershor. Federata e lajmëroi me anë të një njoftimi që gara do të rifillojë në javën e 25.

Vendimi erdhi pas testeve të Covid-19 të kryera nga lojtarët dhe inspektimi i stadiumeve. Liga portugeze është ndër më të rëndësishmet në kontinent. Sezoni u ndal në fillim të Marsit si në pjesën dërrmuese të Europës.

Beteja për titullin është mes Porto dhe Benfica që i ndan 1 pikë. Mes kampionateve më të rëndësishëm, e para që do të rifillojë është Bundesliga në Gjermani që ka parashikuar takimet e para këtë fundjavë.

Franca vendosi ta ndërpresë përfundimisht sezonin, ndërsa Anglia, Italia dhe Spanja janë në përpjekje për të rinisur garën.

Tv Klan