Fituesi del nga votat e kapitenëve e trajnerëve të kombëtareve

FIFA publikoi 10 lojtarët, të cilët do të jenë në garë për më të mirin e vitit. Në listë nuk mungon Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi. Fituesi i fundit Luka Modriç nuk shfaqet në 10 të përzgjedhurit.

Nga Liverpool, kampion i Europës janë Virgil van Dijk, Sadio Mane dhe Mohamed Salah. Në garë janë përfshirë talente si Frenkie De Jong dhe Matthijs de Ligt, pjesë e Ajax sezonin e kaluar, por të transferuar respektivisht te Barcelona e Juventus gjatë merkatos së verës.

Eden Hazard, Harry Kane dhe Kylian Mbappe plotësojnë grupin e më të mirëve. Ky çmim do të jepet më 23 Shtator pas votimit të kryer nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare. FIFA do të japë vlerësime mes të tjerave dhe për trajnerin më të mirë dhe golin më të bukur.

Tv Klan