Leistner i Hamburg ngjitet në tribunë dhe shtyn spektatorin

Mbrojtësi i Hamburgut, Toni Leistner nuk e ruajti qetësinë pas eliminimit të tij nga Kupa e Gjermanisë.

Një tifoz i Dinamo Drezdenit e ofendoi në momentin kur ai po intervistohej pas takimit dhe lojtari nuk duroi më duke u ngjitur në tribunë dhe duke e shtyrë atë.

Mbështetësit e tjerë iu kthyen dhe vetëm ndërhyrja e rojeve të sigurisë qetësoi situatën.

Leistner në të kaluarën është aktivizuar me Dinamo Drezdenin. Ai tani rrezikon një dënim të rëndë.

Tv Klan