Gattuso kundër mediave: Nuk e kam menduar kurrë dorëheqjen

Gennaro Gattuso


Gattuso kundër mediave: Nuk e kam menduar kurrë dorëheqjen

12:49 29/01/2021

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka thënë se ai kurrë nuk e ka menduar dorëheqjen. Në një intervistë pas ndeshjes kundër Spezias me rezultatin 4 me 2 e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë, Gattuso tha se nuk e di pse të gjithë janë kundër tij dhe i kërkojnë të japë dorëheqjen.

Më bezdis që kolegët tuaj të tjerë sistematikisht më pyesin nëse jam gati të jap dorëheqjen, nuk e kuptoj pse e bëjnë këtë vetëm me mua. Por nuk e kuptoj pse gjithmonë dëgjoj për Gattuson”, është shprehur tekniku italian.

Ai shtoi se do të vijojë të punojë dhe është profesionit në punën e tij ndaj nuk mund të mendojë të lërë skuadrën në mes të sezonit.

Jam këtu, bëj punën time. Unë kam 4 vite që jam në Serie A dhe është gjysmëfinalja e katërt e Kupës së Italisë që unë arrij, ju kurrë nuk e thoni këtë“, shtoi ai.

Kjo deklaratë e Gattusos vjen disa ditë pasi në mediat italiane është përfolur se ai mund të largohet nga drejtimi i Napolit, pas rezultateve jo shumë të mira që ka arritur javët e fundit./tvklan.al







Të ngjashme