“Rojtarët dhe lufta për të vërtetën”. Është ky titulli i revistës prestigjioze TIME, e cila si personazhin e vitit 2018 zgjodhi Jamal Khashoggi, gazetarin e WP të vrarë në konsullatën saudite në Stamboll.

Së bashku me gazetarin saudit, TIME përzgjodhi gjithashtu 2 gazetarë të Reuters në Mianmar, të dënuar me burg për shkak të detyrës, një gazetare filipinase e dënuar me burg, si edhe gazetën amerikane “The Capital”, e bërë shënjestër e një masakre me 5 të vrarë.

Kopertina e revistës mban foton e Jamal Khashoggi, ekzekutimi i të cilit mori jehonë ndërkombëtare dhe përplasi Arabinë Saudite me fuqitë kryesore botërore. Turqia akuzon Riadin për eliminim politik. Në qendër të kritikave përfundoi princi i kurorës saudite Mohamed Bin Salman, por ky i fundit mohon kategorikisht të ketë urdhëruar vrasjen.

Një ditë më parë, mediat amerikane publikuan fjalët e fundit të Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, ku ai thoshte se nuk merrte dot frymë.

Tv Klan