Një gazetar, aktor dhe model gjerman, është larguar nga puna pasi shefi i tij nuk arriti të pranonte lidhjen e tij më një vazjë 29 vite më të re.

Michael Hoch, 49 vjeç, u takua për herë të parë me studenten vullnetare Sarah Schopp në 2016, kur ajo ishte 17 vjeçe.

Ai tha se ata u lidhën pavarësisht diferencës së moshës, pasi nuk e mundnin dot dashurinë  e tyre.

Por Michael, nga Duisburg, foli për mënyrën sesi drejtori i tij e thirri atë në zyrë një ditë për t’i folur dhe kritikuar për marrëdhënien e tij.

Ai tha se shefi i tij kishte frikë se nuk do të ishte mirë për Sarën, ndaj i kishte kërkuar që t’i jepte fund lidhjes. Michael tregoi se pas kësaj bisede i paketoi gjërat e tij pa komente dhe u largua, madje dhe pa u dhënë lamtumirën kolegëve.

Por komentet në rrjet nuk kanë qenë në favor të tij, pasi e cilësojnë të papranueshme këtë lidhje me një diferencë kaq të madhe moshe./tvklan.al