Por u detyrua të rikthehet pasi mësoi se i takonin vetëm 5 mijë euro

Edhe pse drejtuesit në vendin e punës mund t’iu kenë mërzitur, duhet të mendoheni mirë përpara se të vendosni të hiqni dorë nga aty dhe të gjeni një vend tjetër. Përndryshe mund t’iu ndodhë si gazetares së televizionit publik spanjoll Natalia Escudero.

Teksa raportonte drejtpërdrejtë, Escudero mësoi se kishte fituar çmimin e madh të Krishtlindjeve prej 4 milionë eurosh në llotarinë e famshme spanjolle El Gordo që hidhej në emisionin ku ajo ishte e punësuar. Pasi pa numrat fitues në biletën e saj, gazetarja nxitoi t’u lëshonte një mesazh drejtuesve të televizionit se prej të nesërmes nuk do të shkonte më në punë.

Por e pushtuar nga entuziazmi, ajo ishte keqkuptuar. Çmimi i madh ndahet mes disa fituesve dhe Natalia Escuderos i takonin vetëm 5 mijë euro. Ndaj nuk vonoi edhe ndjesa, drejtpërdrejtë për publikun vetëm pak minuta më pas, duke bërë me shenjë se do t’a qepte gojën.

E gjendur para kritikave të publikut për mungesë profesionalizmi, ajo tha se nuk do t’a linte punën, por do të merrte disa ditë pushime pasi po kalonte disa probleme personale muajt e fundit. Ajo ka një eksperiencë prej 25 vitesh në televizionin publik të Spanjës.

Tv Klan