Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Deputetët reformator Pollo, Demi e Vejsiu sëbashku me zv/kryetarin e Partisë së Ballit Kombëtar Shpëtim Rroqi, kanë takuar sot një delegacion parlamentar hollandez të kryesuar nga deputeti i Partisë së Lirisë Blau. Pjesmarrja e përbashkët në këtë takim e deputetëve reformator me numrin 2 të Ballit Kombëtar paralajmëron krijimin e një grupimi të ri në spektrin e djathtë.

Opozita u shpreh Rroqi në takim duhet të kapërcej problemet e saj dhe individët problematik në mënyrë që të jetë në gjendje që e bashkuar të sjellë ndryshimet e duhura politike në Shqipëri.

Por sipas deputetit Pollo që të arrihet një gjë e tillë duhet të kompaktësohen partitë e djathta e veçanërisht Partia Demokratike si partia më e madhe opozitare në vend, duhet të realizoj reformimin demokratik brenda saj./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego