Një ditë më parë, i zoti i një biznesi në kryeqytet gjeti gëzhoja arme zjarri dhe xhamin e derës së dyqanit të thyer. Ai njoftoi menjëherë policinë dhe kjo e fundit nisi hetimet. Kështu, këtë të mërkurë autoritetet njoftuan arrestimin e një 46-vjeçari, punonjës i policisë private. Arrestimi i tij erdhi pasi sipas policisë, 46-vjeçari ka qenë në punë dhe i ka parë autorët, por nuk ka lajmëruar Policinë e Shtetit, si dhe nuk ka raportuar sallën dhe as eprorët e tij.

Ndërkohë, në vazhdimësi të punës për kapjen e autorëve, autoritetet kanë ushtruar kontrolle dhe një personi me iniciale E.B, i kanë gjetur disa fishekë luftarakë. Ai u procedua në gjendje të lirë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkaqet e së cilës mbeten të panjohura./tvklan.al