Autoritetet kanadeze gjetën kufomat e 6 personave, në një pronë e lidhur me një vrasës serial. 66-vjeçari Bruce McArthur ra në prangat e policisë më 18 Janar, pasi dyshohet si autor i të paktën 5 meshkujve në një fshat të Torontos, ku jetojnë kryesisht homoseksualë.

Fillimisht autoritetet gjetën kufomat e 3 personave të fshehur në vazo lulesh, në një pronë ku ndodheshin veglat e tij të punës.

Bruce McArthur

Të enjten, numri i trupave shkoi në 6. Sipas asaj që shkruan BBC, autoritetet deri në tani kanë arritur që të identifikojnë vetëm një prej tyre, Andrew Kinsman, i cili ishte zhdukur në Qershor.

McArthur akuzohet për vrasje të shkallës së parë të 49-vjeçarit Kinsman, Majeed Kayhan, 58 vjeç, Soroush Mahmudi, 50, Dean Lisowick 47 dhe Salim Esen 44.

Deri më tani, të gjitha kufomat e gjetura ishin fshehur në një pronë në Mallory Crescent të Leaside, pranë Torontos.

McArthur, i cili punonte tokën, kishte bërë një marrëveshje me banorët që t’i linte pajisjet e tij të punës në këtë pronë. Puna për të gjetur viktima të tjera të mundshme vijon.

/tvklan.al