Mbi 450 balena janë gjetur të ngordhura në bregun perëndimor të Tasmanisë. BBC raporton se ekipet e shpëtimit kanë bërë përpjekje që të shpëtojnë, por ato kishin ngecur në rërën e brigjeve të ishullit australian.

Ndërkohë dhjetëra gjitarë të tjerë ujorë mendohen se kanë ngordhur. Balenat notonin pranë një zone të quajtur Macquarie Heads. Një ditë më parë ekipet e shpëtimit nxorën nga ujërat 200 balena të ngordhura.

Rreth 40 shkencëtarë, 20 peshkatarë dhe vullnetarë tjerë janë përfshirë në operacionin e shpëtimit.

Shkencëtarët kanë deklaruar që edhe dy grupe të mëdha balenash të tjera kanë ngecur në një tjetër ngushticë në Tasmani. Ekspertët janë shprehur se operacioni për shpëtimin e balenave do të vazhdojë për disa ditë me radhë dhe pritet të jetë i ndërlikuar. Disa video të postuara në internet tregojnë balenat teksa tentojnë për të shkuar drejt thellësive, por nuk ia dalin dot.

Ende mbetet e paqartë se çfarë nxiti tërheqjen e balenave në breg. Daljet e balenave në brigje përbëjnë gjë të zakonshme në këtë rajon, por kjo ngordhje masive nuk është parë që nga viti 2009.

Klan Plus