Një grua është gjetur e pajetë këtë të mërkurë në Tiranë. Viktima është rreth moshës 75-vjeçare, por nuk është identifikuar ende. Policia e Tiranës thotë se trupi i pajetë i gruas u gjet rreth orës 09:50, në një arë në Lundër.

Dyshimet paraprake të autoriteteve policore janë se ajo mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Kjo pasi në trup nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të tjera.

/tvklan.al