Një 40-vjeçar është gjetur i vdekur në Gramsh. Sipas informacionit paraprak të policisë, viktima me iniciale V.L., është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Duzhë, ku ai edhe jetonte.

40-vjeçari raportohet se ishte me probleme mendore. Pasi autoritetet i kanë gjetur trupin e pajetë, thonë se nuk kanë konstatuar shenja dhune në të.

Megjithatë vijon puna për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al