Gjendet i vrarë me armë 65-vjeçari

Foto ilustrim


Gjendet i vrarë me armë 65-vjeçari

19:16 31/05/2020

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Kuç dhe Qeparo të Himarës.

Burime policore thonë për tvklan.al se viktima është Ylli Luçaj nga fshati Kuç. Mësohet se viktima punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç.

Policia dyshon se 65-vjeçari Luçaj ka humbur jetën si pasojë e përdorimir të armës së zjarrit. Rrethanat e kësaj ngjarje janë të paqarta, teksa grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur dinamikën.

Disa persona janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje, ndërsa vijon krehja e zonës nga uniformat blu. /tvklan.al




Të ngjashme