Një makinë e djegur është gjetur këtë të diel në dalje të Shkodrës, disa orë pasi në lagjen Naim Gjylbegu të qytetit verior u gjet i vrarë me armë zjarri një çift bashkëjetuesish.

Në një njoftim për shtyp, policia tha se makina është gjetur rreth orës 10:30 në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it.

Paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku ka mbetur i vrarë shtetasi B. B. 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij S. N. rreth 25 vjeçe, pasi në mjet është gjetur dhe një armë zjarri automatike

”, tha policia

Ish-punonjësi i policisë në Pukë, Boran Bercama dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci janë gjetur të vrarë me armë zjarri rreth orës 06:40.

Krimi mësohet të ketë ndodhur në prani të fëmijës së çiftit, që është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku mësohet se nuk ka asnjë lëndim përveç traumës së pësuar. /tvklan.al