Pas gjetjes së pitonit të parë ditën e premte në Cambridgeshire, Angli, sot është gjetur një tjetër pranë së njëjtës zonë. Njësoj si i pari, edhe ky piton është rreth 3 metra i gjatë.

Gjarpri u zbulua ndërsa po kalonte në një shteg të qetë fshati. Autoritetet e shpëtimit të kafshëve u shprehën mjaft të habitur për ngjarjen dhe mendojnë se dy pitonët mund të jenë braktisur.

Nuk mund të jetë rastësi, këto kafshë të gjora janë braktisur ose arratisur nga i njëjti vend. Gjarpri i dytë ishte tmerrësisht i ftohtë dhe shumë më i hollë se pitoni i parë, i cili po kalon një problem të vogël shëndetësor. Të dy pitonët po trajtohen në një qendër kujdesi dhe po mbahen nën llampat e nxehtësisë për të ruajtur temperaturën e shëndetshme të trupit”, tha një nga inspektorët e ekipit.

Autoritetet e konsiderojnë shqetësues faktin se dikush mund t’i ketë mbajtur ata për një kohë të gjatë dhe më pas ka vendosur t’i braktisë mizorisht. Ndërkohë, kanë njoftuar njerëzit të qëndrojnë vigjilentë edhe pse gjarpërinjtë nuk paraqesin rrezik, por nëse shohin një lloj ekzotik të mbajnë një distancë sigurie./tvklan.al