Gjendet i vdekur njeri nga agresoret në Kanada

Trupi i tij u gjet ne vendin ku u vranë 10 persona, ndërkaq vëllai tjetër ndodhet në arrati dhe konsiderohet i rrezikshëm

Policia kanadeze ka gjetur trupin e një prej dy vëllezërve të cilët kryen sulmin me thikë që la të vdekur 10 persona dhe plagosi 18 të tjerë në provincën e Saskatçuan.

Një oficer bëri të ditur se Damien Sanderson, 31 vjeç, kishte lëndime që nuk dukeshin të vetëshkaktuara. Ai u gjet në James Smith Cree Nation, komuniteti indigjen ku jetonin shumica e viktimave.

Vëllai i Sanderson, Myles endet i lirë dhe sipas policisë është shumë i  rrezikshëm. Motivet e sulmit mbeten të panjohura.  Reuters raporton se edhe  vëllai i tij 30-vjeçar Myles Sanderson gjithashtu mund të ketë pësuar lëndime dhe policia ka paralajmëruar publikun se mund të kërkojë ndihmë mjekësore dhe duhet të kenë kujdes.

Myles Sanderson është ende në arrati dhe besohet se gjendet në qytetin Regina. Ai ka qenë i njohur për policinë pasi në të kaluarën kishte kryer krime të ndryshme. Shefi i Federatës së Kombeve Indigjene Sovrane u bëri thirrje banorëve të raportojnë çdo informacion rreth sulmeve.

Shumë nga viktimat ishin banorë të Kombit James Smith Cree, shtëpia e rreth 2,000 njerëzve  duke lënë të tronditur veçanërisht anëtarët e komunitetit indigjen të Kanadasë. Në Saskatcheëan vijon të mbetet në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

Klan News