Një pikturë 500-vjeçare është gjetur në një banesë në Itali dhe është kthyer në një muze. Por stafi i muzeut është habitur pasi nuk ishin në dijeni se ishte vjedhur.

Kopja e Salvator Mundi, e cila besohet se është pikturuar nga Leonardo da Vinci, u gjet në një banesë në Napoli. Pronari 36-vjeçar i banesës u arrestua pasi akuzohet se ka vjedhur pikturën e rrallë.

“Piktura u gjet të Shtunën falë një operacioni të shkëlqyer”, tha prokurori i Napolit, Giovanni Melillo, në një deklaratë për mediat.

Prokurori shtoi se zyrtarët nuk ishin në dijeni se ishte vjedhur sepse “dhoma ku mbahet piktura nuk ka qenë e hapur për tre muaj” për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Nuk dihet kur vepra e artit u mor pasi askush nuk e kishte raportuar atë të zhdukur, por muzeu tha se këtë pikturë e kishte bërë pjesë të koleksionit që prej Janarit të vitit të kaluar.

Veprat e artit zakonisht janë pjesë e koleksionit të Muzeut Doma në kishën San Domenico Maggiore në qytet.

Policia tani po heton rrethanat e vjedhjes, por nuk kishte asnjë shenjë për një hyrje në muze. Nuk dihet se kush e pikturoi veprën artistike, por disa ekspertë besojnë se studenti i Leonardos, Giacomo Alibrandi, mund ta ketë bërë këtë në fillim të viteve 1500.

Ajo tregon Krishtin me njërën dorë të ngritur, me tjetrën duke mbajtur një sferë qelqi./tvklan.al