Autoritetet në Florida vendosin shtetrrethimin , 100 persona arrestohen për mosrespektim të rregullave

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Miami Beach në SHBA pasi turmat e mëdha u mblodhën për pushimet pranverore.

Vizitorë nga i gjithë vendi kanë frekuentuar disa nga plazhet më të njohura të Floridas, duke nisur kështu turizmin pranveror duke mbushur baret dhe restorantet deri në orët e vona të natës.

Autoritetet kanë njoftuar një shtetrrethim 20:00-06:00 në qytetin ishull që do të qëndrojë në fuqi të paktën deri në 12 Prill. Bizneset në plazhet e Jugut do të mbyllen. Kryebashkiaku i Miami Beach, Dan Gelber tha se mijëra turistë kishin sjellë kaos në qytet mes frikës për përhapjen e një vale të tretë të Covid 19.

Për të menaxhuar turmat e pabindura që nuk po respektonin rregullat për situatën e Covid, policia ka arrestuar rreth 100 persona në Miami Beach.

Pushimet e pranverës janë një periudhë pushimi për shkollat ​​dhe universitetet në SHBA që zakonisht zhvillohet në Mars ose Prill. Ajo tërheq mijëra studentë në Florida dhe destinacione të tjera drejt plazheve më të bukura për shkak të motit të ngrohtë.

Florida vazhdon të jetë një pikë e nxehtë e koronavirusit në SHBA.

Shteti ka regjistruar gati dy milion të infektuar nga 29 milion infeksione që ka e gjithë SHBA-ja që nga fillimi i pandemisë.

Klan News