Matvei Petrov arriti një tjetër sukses për gjimnastikën shqiptare.

Sportisti kuqezi fitoi medaljen e artë në kalin me doreza në etapën e Kupës së Botës e mbajtur në Varna.

Në aktivitetin e mbajtur të shtunën në Bullgari ai mori pikët më të larta.

Ky sukses i Matvei Petrov vlen edhe për pikë olimpike për Paris 2024.

Tv Klan