Gjirokastra, qyteti i lindjes që e ndoqi përjetësisht kudo që ai jetoi e shkroi, në Perëndim dhe në Lindje, duke u bërë pjesë e pandashme e krijimtarisë së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare, është në zi.

Në rrugët e kalldrëmta qytetarët vendas dhe të huaj po lënë shënime në librin e ngushëllimeve të ngritura në disa pika të qytetit.

Shtëpia muze e Ismail Kadare ka hapur dyert për të gjithë ata që në mënyrë simbolike duan t’i japin lamtumirën e fundit.

Veprat e tij të përkthyera në rreth 45 gjuhë të ndryshme, kanë bërë që kolosi i letrave shqipe të njihet anë e mbanë botës.

“Ishte një shkrimtar i madh i Shqipërisë. Me veprën e tij ai u përpoq që në shenjë revolte të ngrinte zerin kundër komunizmit”.

“Ishte një shkrimtar brilant. Kam lexuar shumë vepra të tij dhe unë e vlerësoj si një hero për Shqipërinë”.

Krahas shtëpisë muze, në Gjirokastër pritet të ngrihet edhe një monument në nderim të veprës së Ismail Kadaresë.

Kolosi i letërsisë shqipe ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 88-vjeçare.

Tv Klan