Një biznesmeni në Bulqizë është tentuar t’i vendoset gjobë nga një person, i cili është identifikuar nga policia. Biznesmeni me iniciale G.B. ka shkuar në komisariat, ku ka bërë denoncim.

Në kallëzimin e tij, ai ka thënë se ishte telefonuar dhe ishte kërcënuar me gjobëvënie për të paguar një shumë të konsiderueshme parash.

Nga hetimet e policisë, u zbulua se personi që kërcënoi biznesmenin është Feruzan Shehu.

Ky i fundit, ishte fshehur në një shpat mali dhe kishte qëlluar me armë në ajër duke kërcënuar biznesmenin.

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia. /tvklan.al