Zbulohen gjurmë të fosileve më të lashta të gjetura ndonjëherë. Bëhet fjalë për organizma shumëqelizorë që kanë jetuar në planetin tonë rreth 2.1 miliardë vjet më parë dhe janë zbuluar në Gabon në Afrikën Qendrore. Për shkencën gjetja konsiderohet një thesar i jashtëzakonshëm, që vjen pikërisht në ditën që celebrohet në nder të babait të evolucionit, Charles Darwin.

Zbulimi konsiderohet mjaft i rëndësishëm edhe për faktin se sot fosilet më të lashta të gjetura i përkisnin një periudhe para 570 milionë vjetësh më parë, ndërsa tani zhvendosemi në kohë me 1.5 miliardë vjet të tjerë. Vendi ku janë gjetur dikur thonë shkencëtarët ka qenë një det i gjerë jo shumë i thellë. Në fakt aty ku dikur ishte fundi i këtij deti janë gjetur disa galeri të gërryera nga lëvizjet e këtyre gjallesave që rrëshqisnin në baltën fundore detare, të cilat janë analizuar me imtësi nga ekspertët e fushës.

Klan Plus