5 të arrestuarit për grabitjen e 1 milion eurove në pistën e Rinasit kërkuan përsëri lirinë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, tre ditë pasi Apeli shpalli moskompetencën e saj për shqyrtimin e dosjes.

Kujtim Picari, shoqëruesi i vlerave monetare, Bledar Blloshmi, Fadil Jonuzaj, Arben Karafili, punonjës të kompanisë ICTS, kërkuan lirim të menjëhershëm nga burgu.

Pavarësisht pretendimeve, Gjykata nuk ka pranuar asnjë nga kërkesat, duke lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Fadil Jonuzajn, Arben Karafilin, Bledar Blloshmin dhe Kujtim Picarin. Ndërsa Vangjel Nikolla do të vazhdojë të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’.

Kjo çështje duket se ka hyrë në ngrëç, i cili pritet të zgjidhet nga Gjykata e Lartë, ku palët kanë bërë rekus. Avokatët pretendojnë se klientët e tyre nuk mund të hetohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda, si pjesë e grupit që kreu grabitje, pasi ata nuk kanë patur rol në të.

Ata akuzohet për shpërdorim detyre, vepër e cila nuk është kompetencë e Krimeve të Rënda. Për këto arsye ata kërkojën lirimin.

Të kundërtën pretendon Prokuroria, e cila kërkon mbajtjen në burg të të ndaluarve. Sipas organit të akuzës, Krimet e Rënda po hetojnë grabitjen në Rinas dhe pjesë e dosjes janë dhe shkeljet e bëra nga 5 të ndaluarit.

Tv Klan