Lajme Arkiva – TV Klan 2002

I akuzuari për vrasjen e të riut Dorjan Bena në fshatin Ibë të Tiranës, vitin e kaluar, u dënua nga gjykata e Tiranës me 12 vjet burg. I pandehuri Arben Duka nuk u paraqit në seancën ku u dha vendimi për dënimin e tij.

“Gjykata mban parasysh edhe faktin që i pandehuri është paraqitur vetë në organet kompetente pas kryerjes së veprës penale dhe se ka treguar pendim të thellë, duke demonstruar një qëndrim pozitiv, pas fillimit të procedimit penal e në gjykim vendosi:

1. Deklarimin fajtor i të pandehurit Arben Duka, për kryerjen e veprës penale të vrasjes me dashje parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 18 vjet burgim.

2. Deklarimi fajtor i të pandehurit Arben Duka, për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me një vit burgim.

Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, jep si dënim 18 vjet burgim. Në aplikim të nenit 406 të Kodit Penal, i jep si dënim përfundimtar për të pandehurin Arben Duka 12 vjet burgim”.

Çështja ndaj të pandehurit Arben Duka, përfundoi brenda tre seancash. Duka babai i tre fëmijëve dhe banues në fshatin Ibë të Tiranës, u paraqit vetëm në seancën e parë të çështjes, ku pranoi krimin dhe kërkoi gjykim të shkurtuar./tvklan.al