Gjykata lë në burg Ardian Doçin

Gjykata lë në burg Ardian Doçin

15:39 07/02/2020

I ndaluari mohon lidhjet me pengmarrjen e Jan Prengës

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Ardian Doçin, një nga personat e dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Doçi u vetëdorëzua dy ditë më parë në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa ka mohuar akuzat e Prokurorisë. Përballë togave të zeza, ai ka treguar se ditën kur ka ndodhur rrëmbimi ka qenë jashtë Shqipërisë dhe kërkoi të hetohet në gjendje të lirë.

Kërkesë kjo që nuk u mor parasysh nga Gjykata e cila vendosi ta lerë në burg. Oficerët e Operacionit Forca e Ligjit, i kanë sekuestruar Doçit një banesë 2-katëshe në Shkodër, 3 automjete dhe 1 motor.

Sipas Prokurorisë, Ardian Doçi akuzohet se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas në vrasjen e Jan Prengës mesditën e 17 Janarit. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se në ditët në vijim dosja e rrëmbimit të 49-vjeçarit pritet t’i kalojë për kompetencë SPAK-ut, me dyshimin se ngjarja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Përveç Doçit, të arrestuar për ngjarjen janë edhe Elton Hajri, Bajram Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja si dhe Festim Bexhdili, por asnjë prej tyre nuk i ka pranuar akuzat.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo