Të gjithë të akuzuarit për grabitjen e Bankës së tropojës janë shpallur fajtorë. Gjyqtari Arian Aliaj ka dhënë sot vendimin përfundimtar për dënimin e gjashtë të akuzuarve të fajësuar nga akuza për grabitjen spektakolare të miliona lekëve brenda Bankës së Tropojës.

Ish drejtori i bankës Agim Mulgeci i akuzuar për shpërdorim detyre është dënuar me 14 muaj burg. Sokol Mustafa polic pranë bankës do të dënohet me dy vite heqje lirie me akuzën e braktisjes së vendit të shërbimit. Muradie Sinani, arkëtare është akuzuar për shpërdorim detyre dhe momentalisht është lënë në arrest shtëpie.

Po ashtu Xhemile Kërtoçi arkëtare, është dënuar me arrest shtëpie me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjithashtu dhe dy punëtore të tjetra të bankës janë dënuar në mungesë. Brenda 10 ditësh të dënuarit kanë të drejtën e ankimimit./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj