Gjyqi i Zani Çaushit dhe bandës së tij (13 tetor 1998)

Gjyqi i Zani Çaushit dhe bandës së tij (13 tetor 1998)

17:07 13/10/1998

Zani dhe banda e tij gjenden sërish përballë trupit gjykues. Në seancën e sotme ishte rradha e të pandehurve dhe avokatëve të tyre përkatës të kundërshtonin akuzat e prokurorëve. Avokati i Zani Çaushit, Gazmend Zeneli u kërkoi trupit gjykues që të pyeten disa shtetas si dëshmitarë mbrojtës. Ai kërkoi që të llogariten si prova dhe deklaratat nga banorët dhe qytetarë të Vlorës. Në lidhje me kasetën që prokurori Hana e ka dorëzuar si provë të akuzës, Zeneli tha se mbrojtësve u është vënë në dijeni kjo provë. Ndërsa avokati Ali Metaj paraqiti si provë mbrojtëse çertifikatat e lindjes se dy klientëve të tij që vërtetojnë moshën e mitur të tyre. Gjyqtari i çeshtjes Martin Deda vendosi qe të pranojë kërkesat e avokatëve për paraqitjen e dëshmitarëve gjatë seancave gjyqësore. Ai gjithashtu pranoi dhe si prova ekpertizat e bëra nga policia. Seanca tjetër ku do të paraqiten të pandehurit do të jetë më  24 Tetor.

Pamje gjyqi i Zani Çaushit dhe bandës së tij, pamje avokati Gazment Zeneli, avokati Ali Metaj, gjyqtari Martin Deda./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj

LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT