Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Shemsie Kadria dhe Mustafa Leka ish-bossët e piramidave kanë dal sot njëkohësisht para gjyqtarëve të Tiranës. Kërkojmë të vinë të dëshmojnë Sali Berisha, Aleksandër Meksi dhe Bashkim Gazidede ka kërkuar Kadria ish-bosja e Gjallicës. Kërkesën e radhës Shemsija e ka bazuar para gjyqtarëve e faktin se udhëheqësit e atëhershëm nuk e kanë penguar aspak në aktivitetin e saj duke e legjitimuar madje atë.

Të 335 milionët e Gjallicës, sipas Kadrisë janë investuar. Gjithashtu Kadria dhe avokatët e saj kanë kundërshtuar procedurën që po ndiqet në gjyq duke kërkuar madje dhe përjashtimin e trupit gjykues. Ndërsa në procesin tjetër të piramidave atë ndaj ish-bossit “M.Leka” ka patur më shumë zhvillime.

Sot ka qenë rradha e avokatëve mbrojtës në fjalën e tyre të fundit duke u lënë prokurorëve seancën tjetër për fjalën e pretencës. 6 milion dollarët i kam marrë nga populli ka pohuar Mustafa Leka por jo me mashtrim ashtu siç më akuzojnë.

Ajo që vlen të theksohet nga gjykata e Tiranës, përveç gjyqeve të saj është sjellja anti-ligjore dhe dhunuese, që kryegjyqtarë dhe policët jashtë po mbajnë ndaj gazetarëve. Edhe pse shpresohej tek zv/kryetari Çomo po mbajnë të njëjtin qëndrim me shefin e tij Pajtim Hoxha, luftë ndaj gazetarëve. Moslejimi i kamerave në seancën gjyqsore po pasohet nga rrahjet dhe dhuna ndaj gazetarëve.

Këto precedente po e shndërrojnë gjykatën e Tiranës ne një institucion ku misioni që duhet të ketë, pra respektimin e ligjit po shkelet me të dyja këmbët./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj