Tema e diskutimit mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan ka të bëjë pikërisht me “Tryezën e Festave”. Gjatë bisedës në studio, Shakohoxha është kthyer pas në kohë dhe ka kujtuar momentin kur gjyshja e tij i priste njerëzit në shtëpi me një lugë sheqeri në dorë. 

Dritan Shakohoxha: Gjyshja ime në fshat kishte një gjë shumë interesante. Sa shkoje në shtëpi, sigurisht nuk kishte ndonjë ëmbëlsirë apo karamele për të dhënë. Por sa i shkoje në shtëpi, çdonjeri që i vinte kishte një lugë në dorë dhe të jepte sheqer direkt. Ishte e bindur që çdonjeri para se të vinte tek shtëpia jonë, duhet të ëmbëlsonte gojën, pastaj të fliste çfarë të donte./tvklan.al