Gjysma ime – Nje familje motivuese – Edi & Toni Gogu! (10 Janar 2020)



Gjysma ime – Nje familje motivuese – Edi & Toni Gogu! (10 Janar 2020)

17:18 10/01/2021

Të ftuar në rubrikën më të re tek E Diela Shqiptare në Tv Klan, “Gjysma ime”, kanë qenë Prefekti i Qarkut të Tiranës Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij Edi. Ata janë intervistuar nga moderatori Ardit Gjebrea për jetën e tyre personale dhe profesionale. Në hyrje të emisionit, Toni Gogu i ka bërë gruas së tij prezantimin më të bukur dhe romantik, ku çdo grua do dëshironte ta dëgjonte nga bashkëshorti i saj.

Toni Gogu: Unë dua të prezantoj shoqen time më të mirë, dua të prezantoj gocën dhe bukurinë mesdhetare që mua më tërheq mua në çdo moment, do prezantoj nënën që ka flijuar jetën e saj për fëmijët në çdo moment, në çdo natë të vështirë e në çdo mëngjes që nisen në shkollë. Por jo vetëm kaq, dua të prezantoj dhe një bashkëpunëtore dhe një grua që lëviz përmes botës së fantazisë dhe realitetit si askush tjetër që gjen kohë të shkruajë, të gatuajë, të kujdeset për familjen, që gjen kohë të respektojë shoqet, shokët, familjen e vetë, familjen time. Nuk e di nëse isha i denjë në prezantimin sepse më bëre sfidë të fortë.

Ardit Gjebrea: Të pëlqeu prezantimi i Tonit?

Edi Gogu: Faleminderit shumë për ftesën, ishte surprizë shumë e bukur, nuk e prisja që prezantimin tim ta bënte Toni. Ndonjëherë ngaqë ai flet për mua me dashuri dhe më llaston me superlativa, ndonjëherë them ore për kë e ka fjalën ky? Kështu që jam vërtet e prekur dhe e çmoj pafund.

Ardit Gjebrea: Është gjithmonë gojë ëmbël Toni?

Edi Gogu: Ooo këtu nuk është asgjë fare.

Ardit Gjebrea: Në familjen tuaj kush i ka fjalët dhe kush i ka veprat?

Edi: Veprat i ka Toni dhe fjalët i ka ai që shkruan.

Ardit Gjebrea: Çfarë është dedikimi më i bukur që i keni bërë njëri-tjetrit? Çfarë i ke bërë Edi, Toni?

Toni Gogu: Në dedikime dhe në romanticizëm unë jam gjithmonë në deficit. Nuk e di se kush është dedikimi më i bukur që unë i kam bërë Edit, ndoshta Edi mund ta thotë më mirë, por ajo që unë përpiqem të bëj gjithmonë, kam përshtypjen që me atë që bën Edi për mua dhe për të gjithë neve është një gjë shumë e vogël.

Ardit Gjebrea: Po dedikimi që i ke bërë ti Tonit?

Edi Gogu: Në fakt unë që jam femër dhe që është natyra e femrës që i pëlqen të shkruaj, të flasë, më plëqen që t’ja shpreh ndjenjat e mia edhe përmes fjalëve, shumë herë me pusulla të fshehta në xhep. /tvklan.al






Të ngjashme