Gjysmë miliard Euro për të frenuar forcimin e Lekut

Gjysmë miliard Euro për të frenuar forcimin e Lekut

15:43 01/04/2019

Banka e Shqipërisë bleu 463 milionë Euro gjatë vitit 2018-ë në tregun e brendshëm, ku gjysma e tyre shkuan për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor. Megjithatë monedha Euro regjistroi vitin e shkuar nivelet më të ulta historike.

Në total, Bankës së Shqipërisë blerja e valutës së huaj në tregun vendas i kushtoi 223.3 milionë Euro gjatë vitit të shkuar me qëllim frenimin e forcimit të kursit të këmbimit në vend.

Periudha Qershor – Shtator e vitit të shkuar ka regjistruar shifrën më të lartë historike të blerjes së valutës së huaj me qëllim ndaljen e rënies së monedhës europiane, ndërsa 116 milionë Euro të tjera u blenë nga kredia që BERZH disbursoi për Korporatën Elektroenergjetike.

Në tre muajt e fundit të vitit, edhe pse pati një mbiçmim të konsiderueshëm të Lekut, nuk ka patur operacione të ndërhyrjeve direkte, por rezerva valutore u rrit me 47.5  milionë Euro të tjera, duke arritur në vlerën e 124 milionëve në fund të vitit.

Banka e Shqipërisë nuk e ka shfuqizuar ende programin e ndërhyrjeve në kursin e këmbimit, ndonëse ky treg gjatë muajve të fundit është i stabilizuar. Euro sot është këmbyer me 125.3 Lekë, nivel i cili sipas analizës së bankës nuk përbën rrezik për të cënuar tagrin e inflacionit në vend.

Në tre vitet e fundit, vlera e 1 Euro në tregun vendas është dobësuar me 6%.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori