Përbërësit:

500 gr patate

200 gr miell

100 gr niseshte

100 gr karkaleca

100 gr pomodorini

2 vezë

2 kunguj jeshilë

Djathë i grirë

Xhinxher

Borzilok

Spinaq

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë ziejmë patatet. Pastrojmë karkalecat dhe presim pjesët jeshile të kungujve në copëza të holla.  Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim fillimisht karkalecat, më pas shtojmë kungullin jeshil, spinaqin, pak majdanoz, pomodorinit dhe në fund xhinxherin.

Shtypim patatet e ziera, shtojmë në to vezë, miell, niseshte, kripë, piper dhe përgatisim brumin.

Presim në copëza të vogla brumin që përgatitëm, e ziejmë për dy minuta në ujin ku ziemë patatet dhe më pas i kalojmë në tiganin me karkaleca dhe perime. Përpara se t’i heqim nga tigani shtojmë në to gjalpë dhe djathë të grirë dhe janë gati./tvklan.al