Gnocchi patatesh me gjalpë dhe sherebelë (Video)

Gnocchi patatesh me gjalpë dhe sherebelë (Video)

17:59 28/06/2019

Përbërësit:

300 gr miell

100 gr gjalpë

80 gr pomodorini

75 gr parmixhano

70 gr niseshte patatesh

30 gr sherebelë

2 vezë

1 kg patate

Vaj ulliri

Arrë moskat

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë ziejmë patatet.

Në një tigan me pak vaj ulliri shtojmë edhe gjalpë, pasi të shkrihet shtojmë pomodorinit dhe sherebelën. Më pas shtojmë  pak nga uji i patateve dhe i lëmë të ziejnë.

Shtypim patatet e ziera, shtojmë në to vezë, miell, niseshte, kripë, piper, arrë moskat dhe përgatisim brumin.

Presim në copëza të vogla brumin që përgatitëm, e ziejmë për dy minuta në ujin ku ziemë patatet dhe më pas i kalojmë në tiganin me gjalpë, sherebelë dhe pomodorini. Pasi t’i hedhim në pjatë shtojmë në to edhe djathë të grirë dhe janë gati./tvklan.al

Të ngjashme
UKT