Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e së shtunës.

I plagosuri me Çerçiz T. u gjet i plagosur në afërsi të një lokali tek ura e vjetër e Bunës.

Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja pas një konflikti të çastit. Autori i dyshuar, Q.M. 25 vjeç është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat. /tvklan.al