Asambleja Parlamentare e Nismës për Europën Qëndrore është zhvilluar ditën e sotme në Kuvend. Në këtë mbledhje ka qenë i pranishëm dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij, ambasadori Gonzato ka theksuar se zgjerimi si pjesë e integrimit mbetet përparësi në axhendën europiane.

Më tej, Gonzato ka thënë se presin me padurim hapjen e negociatave me Shqipërinë për grup-kapitujt e çështjeve themelore. Megjithatë, ambasadori i BE-së ka shtuar se duhen përpjekje të metejshme, të forta për reforma.

Ambasadori Gonzato: Ky rajon së bashku me Moldavinë dhe Ukrainën nuk janë thjeshtë fqinjë për BE, por janë një nga partnerët më strategjikë të BE-së dhe miqtë më të ngushtë. Që ky rajon të bëhet pjesë e BE-së, kjo është ajo pjesë integrale për një Europë që të jetë e stabilizuar.

Zgjerimi si pjesë e integrimit mbetet një përparësi në axhendën europiane. Tashmë, ne mezi presim të hapim negociatat me Shqipërinë për grup-kapitujt e çështjeve themelore. Na duhen përpjekje të mëtejshme, të forta për reforma.

Plani i rrritjes për Ballkanin Perëndimor, qartësisht mënyra se si e mbështesim ne zhvillimin social-ekonomik me BE-në. Ne mbështesim dhe ecurinë për reforma themelore që janë të nevojshme për anëtarësimin në BE. Bashkëpunimi rajonal promovon paqen dhe stabilitetin.

Kuvendet, Parlamentet, kanë një rol kyç për të luajtur, për t’i sjellë vendet më pranë njëra-tjetrën dhe më tej në anëtarësimin në BE. Shkëmbimi i ideve është shumë i mirë. Procesi i anëtarësimit do të thotë ndryshim i të gjithë shoqërisë dhe për këtë duhet roli i Parlamentit dhe duke punuar të gjithë së bashku, ne synojmë të ofrohet dhe të arrihet një rajon më i sigurt dhe më i begatë.


/tvklan.al