Banesa e një 87- vjeçari nga Memaliaj është grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas informacioneve paraprake, burime nga policia bëjnë me dije se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, dy persona kanë hyrë në banesën e të moshuarit me inicialet H.R, duke i grabitur një shumë parash që kishte në shtëpi.

Grabitësit ende nuk janë identifikuar dhe nuk dihet sasia e lekëve të vjedhura, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve. /tvklan.al