Bankomati i një banke të nivelit të dytë ka rënë pre e grabitësve në Shijak. Burime paraprake të policisë thonë se ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit.

“Në orët e para të mëngjesit, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”,

thuhet në një njoftim të policisë.

Nuk dihet ende sasia e parave të grabitura.

Kohët e fundit bankomatet janë kthyer në objektivin e “preferuar” të grabitësve. Nga fillimi i këtij viti në të paktën 3 raste, persona të cilët mbeten në arrati, kanë tentuar të grabisin para nëpër këto pajisje, në qytete të ndryshme. Këto tentativa në të shumtat e rasteve kanë dështuar.

/tvklan.al