Autori i armatosur dhe me maskë mori të gjitha lekët

I maskuar dhe me një pistoletë në dorë, një i ri rreth 30 vjeç ka grabitur një nga institucionet që merret me dhënien e kredive në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës, ku sipas dëshmive, personi është futur brenda zyrës, i ka drejtuar pistoletën punonjëses dhe prej aty ka marrë shumën e parave.

Sipas të dhënave të para, janë rreth 100 mijë lekë të reja të grabitura. Autori më pas është larguar me këmbë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë ngjarjen, por policia deri më tani nuk ka mundur që ta identifikojë.

Pika kontrolli u ngritën në Tiranë, por siç duket i riu arriti të shpëtonte, duke u larguar në kohë. Dëshmitarë të shumtë i treguan policisë se autori ishte i qetë dhe gjatë gjithë kohës në dorë mbante një pistoletë.

Tv Klan