Gramoz Ruçi flet për largimin e Fatos Nanos.

Gramoz Ruci: Ai është një politikan që i duhet Partisë Socialiste, që i duhet jetës politike shqiptare. E dyta të gjithë ne që kemi marrë ndonjë diplomë të Universitetit i themi vetes intelektualë por në llojin e vet ai ka veçoritë e tija dhe vlerat e tij të padiskutueshme. Së treti të gjithë nxitojmë që të reklamojmë veten se kush është më demokrat se sa tjetri, kurse Nano ka dhënë prova për emancipimin e jetës politike shqiptare dhe të emancipimit të jetës politike të vetë Partisë Socialiste. Së katërti të gjithë ne themi që kemi sakrifikuar shumë në këto vite demokracie, kurse më i sakrifikuari 5 vjet burg ka bërë Nano s’ka bërë asnjëri nga neve.

Gazetari: Zoti Ruçi u vërtetua thënia e Nanos që këta që janë në pushtet do të marrin dhe drejtimin e Partisë, pra çifti Majko-Meta?

Gramoz Ruçi: Nuk bëhet llafi për çifte të tilla. Unë siç të thashë në Kongresin e Partisë, delegatët e këtij Kongresi do të kenë të drejtën të
vendosin këdo kandidaturë, nga anëtari më i thjeshtë i Partisë Socialiste deri tek Meta, tek Majko, tek Nano, te shumë anëtarë të Partisë Socialiste që do kenë verdiktin e kësaj salle për t’u zgjedhur. Mund t’a çojë vendin në zgjedhje. Një gjë e çon vendin në zgjedhje dhe askush mos të ëndërrojë për zgjedhje të parakohëshme, vetëm nëqoftëse përçahet Partia Socialiste dhe grupi parlamentar i saj. Nuk është përçarë Partia Socialiste dhe nuk ka ndërmend të përçahet grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Mandati do vejë deri në 2001.

Gazetari: Pra ju nuk do bashkoheni me Nanon në një parti të re?

Gramoz Ruçi :Unë përsëri pyetjen që shtroni juve, ju ia keni bërë edhe dje Nanos dhe iu ka dhënë pergjigje vetë. Pra Nano dje në mikrofonin tënd dhe në komitetin e tij drejtues ka deklaruar që do të jetë anëtar i Partisë Socialiste dhe i udhëheqjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të saj ku do u drejtohet socialistëve të thjeshtë antarëve të thjeshtë të Partisë Socialiste për emancipim dhe për një lufte me konstruktive të Partisë Socialiste. Të gjithë ato kabinete ministrore i kanë përfituar pasi Nano dha dorëheqje dhe pasi Nano u dha votën si kryetar i Partisë në kryesinë e partisë, në Komitetin Drejtues dhe në Parlamentin Shqiptar u dha votën atyre. Kështu që unë nuk mendoj që ata ia kanë marrë Nanos. Sot Majko është sekretar i përgjithshëm, Meta është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe postin e kryetarit nuk ka të drejtë ta diskutoni as ju gazetarët siç ju thashë në fillim dhe askush individ tjetër jashtë rrugëve institucionale. Siç e thashë në zgjedhjet e Kongresit do të vijë me kandidatura ditën e Kongresit, jo sot./tvklan.al