Grenelli përkrahësit të Kurtit: Të kujtoj që amerikanët paguajnë për trupat e SHBA në Kosovë




Grenelli përkrahësit të Kurtit: Të kujtoj që amerikanët paguajnë për trupat e SHBA në Kosovë

13:53 20/06/2021

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë një postim të Admir Mollës që njihet si përkrahësi i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i cili është me qëndrim në SHBA.

“Përkrahësi kryesor i Albin Kurtit në SHBA kritikon rëndë SHBA-në”, ka shkruar Grenell në Twitter ku postimit ia ka bashkëngjitur fotografinë që përmban postimin e Mollës.

“Do t’ia kujtoj Admir Mollës që taksapaguesit e SHBA-së paguajnë për trupat e SHBA-së në Kosovë”.

Ndërkaq Molla në një postim kishte shkruar që ambasadadori amerikan Philipp Kostnett nuk duhet që të përzihet në punët e brendshme të Kosovës.

“Amerikanët nuk jetojnë në Kosovë, shumica as që kanë dëgjuar për Kosovën”, shkruan Molla.

“Ambasadori amerikan nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme. Pavarësisht madhësisë, seicli shtet e ka të drejtën e sovranitetit. Po ashtu, Franca e ka çliruar SHBA-në, por a është Amerika përgjithmonë borxhli? Jo”./klankosova





Të ngjashme