Ministrja Belinda Balluku tha mbrëmjen e së mërkurës në “Opinion” se autoritetet ishin në dijeni prej 4 ditësh që kontrollorët po përgatisnin një grevë për të cilën ishin marrë masat që ajo të mos quhej e tillë, por ishte studiuar e gjithë skema për ta quajtur paaftësi për të operuar. Ajo tha se pas këtij organizimi janë 2 persona, të cilët janë thirrur nga kompania për ballaqafim, për organizimin e një greve të paligjshme. Ky takim sipas ministres do të ndodhte më datë 12 Prill.

“Ne kemi qenë të informuar prej 4 ditësh që ka pasur dhe kjo na ka dhënë edhe një mundësi që ta mitigojmë shpejt problemin dhe nuk do qëndrojmë gjatë në këtë situatë, që ishte përgatitja e një greve dhe ishin marrë edhe masat që të mos quhej grevë dhe për këtë arsye, ishte studiuar mirë skema e kompetencës për të gjetur një artificë dhe për ta quajtur paaftësi për të operuar. Menjëherë pas këtij momenti janë shfaqur edhe 31 kontrollorë të tjerë, prap të përfaqësuar vetëm nga një pëson, nuk janë parë në ambiente këta 36 persona”.

Artan Hoxha: Çfarë do të thotë që përfaqësohet nga një, ky i komandon këta?

“Ata për të thënë të drejtën kam përshtypjen kam që janë njohës më të mirë të ligjit sesa ju, sepse kanë qenë gjatë gjithë kohës të kujdesshëm për të thënë që ky ishte një veprim individual dhe një veprim i organizuar. Por fatkeqësisht është i njëjti tekst në secilën letër. Janë dorëzuar vetëm nga dy persona, që janë organizatorët. Kjo është një grevë e paligjshme, këta janë dy organizatorët e saj. Sigurisht këtu, ndaj 2 organizatorëve, i ka lindur e drejta kompanisë dhe menaxhmentit t’i thërrasë në një dialog, në një ballafaqim. Në datën 12 Prill ata kanë një takim, për t’u ulur me Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Drejtorin e Përgjithshëm në një ballafaqim për organizmin e një greve të paligjshme. Kjo është e gjithë historia. Dhe këtu nuk ka as 5 të larguar nga puna, as 20 të larguar, as 2 të larguar nga puna. Ka 2 organizatorë të cilët Drejtoria i ka thirrur në ballafaqim për shkelje të kontratës së punës dhe e kanë takimin më datë 12”./tvklan.al