Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” ndryshimet që kryeministri Edi Rama ka bërë në kabinetin qeveritar.

Duma tha se qeveria “Rama” është në krizë dhe se për shkak të krizës kryeministri ka kaluar qeverinë tek njerëz teknikë.

Verësimi i Dumës për ndryshimet përmes intervistës “Më mirë më keq apo për dreq”:

Zëvendësimi i Arben Ahmetajt me Anila Denaj- Po ç’të them? E sigurt është që për dreq nuk është, por edhe më mirë nuk është. Është çështje mes politikes dhe jo politikes. Zonja është pjesë e ekspertëve në ekonomi, por edhe ministri që s’ka qenë pjesë e ekspertëve në ekonomi e ka qarë domethënë… Më mirë dhe e mbyllim këtë… Për respekt të zonjave, vetëm kjo është arsyeja.

Zëvendësimi i Damian Gjiknurit me Belinda Balluku- Më mirë Balluku, ka periudhë të gjatë në ekzekutiv. Gjiknuri është në një sërë aferash korruptive, të cilat ne i kemi denoncuar.

Zëvendësimi i Lindita Nikollës me Besa Shahinin-  Më keq sepse nuk është në politikë dhe pikë mbaroi. Edhe është edhe më keq sepse ministria që iku duhet të mbante përgjegjësi. Është për tu provuar nëse është më e mirë apo më e keqe, por mbetet më keq sepse nuk është politike dhe nuk do të mbajë përgjegjësi. Është ndryshe të jesh votuar.

Zëvendësimi i Mirela Kumbaros me Elva Margaritin- Për dreq absolutisht.

Zëvendësimi i Sonila Qatos me Eduart Shalsin- Vazhdojmë për dreq. Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen është një ministri kot sepse s’ka buxhet… Është kapak pusete edhe Shalsi, mënyra se si përdoret. Nuk e diskutoj figurën e tij si politikan.

Zëvendësimi i Niko Peleshit me Bledi Çuçin- Për dreq. Çuçi njeh çështjet e integrimit, për çfarë është vënë tek bujqësia?

Edi Rama-Ditmir Bushati- Për dreq, ku ka diskutim. Për dreq dhe shumë për dreq.

/tvklan.al