Pas pesë vjetësh tek Atletico e Madridit, sulmuesi Griezmann i thotë lamtumirë ekipit. Me shumë gjasa, kampioni i botës do të aktivizohet sezonin tjetër me klubin e Barcelonës.

Eleminimi ndaj Liverpool, ishte sinjali i alarmit për ndryshim drastik, dhe Lionel Mensi kërkoi urgjentisht përforcime. Presidenti i klubit është gati të paguajë 120 milionë Euro për kampionin e botës, Griezmann.

Francezi pritet të zëvendësojë Luis Suarezin, që erdhi në “Camp Nou” pesë vjet më parë, dhe që vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm, por që mosha pritet ta nxjerrë jashtë loje.

Tv Klan