Atletico Madrid është gati t’i ofrojë një kontratë të leverdisshme Antoine Griezmann për ta bindur që mos të largohet gjatë verës. Lajmin e bëjnë të ditur mediat në Angli dhe Spanjë që shkruajnë se përfitimi i sulmuesit nëse pranon do të jetë rreth 20 milionë euro në sezon.

Një lëvizje që mund të pengojë interesimin e Manchester United. Antoine Griezmann luan për Atletico Madrid prej vitit 2014. Me këtë fanellë ka fituar vetëm Superkupën e Spanjës. Në këtë sezon Griezmann ka shënuar 25 gola në të gjithë aktivitet me Atletico që është në garë për të fituar Europa League.

Francezi është i lidhur me Atletico Madrid deri në vitin 2022, ndërsa klauzola e tij është rreth 100 milionë euro.

Tv Klan