Gripi shënon viktimën e parë për këtë vit (03 Janar 2012)

Posta

Gripi shënon viktimën e parë për këtë vit (03 Janar 2012)

14:12 03/01/2012

Gripi shkakton viktimën e parë për këtë vit që hyri më një mot të pazakontë për stinën, si pasojë e luhatjes së temperaturave.

Blerina Balla 21, vjeçe nga një fshat i Librazhdit vdiq në spitalin e Elbasanit pas kalimit të një gjendje me temperaturë të larte dhe komplikacione.

Sipas të afërmve, vajza ka kaluar një situatë gripi të shoqëruar me temperaturë që prej 31 dhjetorit.

Mjekët e spitalit të Elbasanit, ku ajo u dërgua me urgjencë, thanë se ajo nuk ka patur asnjë mundësi shpëtimi pasi ka mbërritur në spital në gjendje kome.

Në kartelën mjekësore rezulton se mjekët e kanë klasifikuar paraprakisht rastin si vdekje natyrale për shkak të virozës së stinës.

Por megjithatë pritet akt ekspertimi nga Tirana për të përcaktuar shkaqet reale të vdekjes. Burime jozyrtare pohuan se gjatë kësaj periudhe ka patur 3 raste të tjera vdekjesh të kësaj natyre në Librazhd, ku mes tyre përmendet edhe një fëmijë e moshës 12 –vjeçare. Këto rastet po shqyrtohen nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Librazhd./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT